Quantcast
Channel: Këshilla Seksuale – Keshilla.NET
Viewing all 335 articles
Browse latest View live

Këshilla si të mbani gjallë pasionin në çift

$
0
0

Intimiteti në çift për t’u realizuar plotësisht kërkon bashkëpunimin e të dy partnereve.
Për shkak të ndryshimeve fizike dhe biologjike kënaqësia seksuale nuk përjetohet në të njëjtën mënyrë dhe në të njëjtën kohë nga të dy partnerët.

Për femrat kjo është më e vështirë, sidomos në fillesat e marrëdhënies. Për këtë jepen një sërë këshillash për të ndihmuar në shmangien e këtyre problemeve sado të vogla qofshin që lindin në jetën në çift.

Për të mbajtur gjallë pasionin dhe jetën e plotë seksuale është e nevojshme që të bisedoni me partnerin/en tuaj për çdo problem që ju shqetëson.

Vetëm në këtë mënyrë do të mund të “shëroheni” nga disa mendime që nuk do t’iu lejojnë të përjetoni plotësisht raportin tuaj në çift.

1- Jepini kohë vetes
2- Komunikoni
3- Bëhuni përgjegjës
4- Mos ndaloni
5- Kulmi i eksitimit
6- Nëse gjithçka tjetër dështon.

The post Këshilla si të mbani gjallë pasionin në çift appeared first on Keshilla.NET.


Kjo mund t’ju ndodh nëse shikoni shumë porno

$
0
0

Nëse shikoni shumë pornografi, ju mund të pësoni agresion seksual, thuhet sipas një studimi.

Hulumtuesit thonë që gjetjet nuk lënë dyshim se sa më shumë porno që shikoni, aq më shumë do keni sjellje agresive seksuale.

Në analizën e tyre, kërkues nga Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Hawaii-t në Manoa analizuan 22 studime, të gjitha të lidhura me agresion seksual që kanë të bëjnë me shikueshmërinë e pornografisë tek të dyja gjinitë.

Edhe pse ky agresion është më shumë verbal, mund të ndodh edhe ai fizik. Raporti thotë: “Lidhja e agresionit seksual fizik, edhe pse i vogël në krahasim me agresionin seksual verbal, ishte ende pozitiv dhe domethënës”.

Studimi poashtu ka rënë në përfundim se shikimi i pornografisë ishte i lidhur edhe me një probabilitet të rritur të përdorimit të forcës ose kërcënimit për të bërë seks me dikë. Kjo do të thotë që pornografia është edhe shkak i rasteve të shumta të përdhunimit.

The post Kjo mund t’ju ndodh nëse shikoni shumë porno appeared first on Keshilla.NET.

A e din se marrëdhëniet e shpeshta seksuale mund t’u sjellin edhe sëmundje

$
0
0

Ndoshta jeni në një marrëdhënie të re dhe sapo keni shkuar në ndonjë udhëtim romantik me partnerin tuaj, apo jeni në një lidhje me distancë të largët dhe sapo keni takuar të dashurin tuaj.

Cilado qoftë arsyeja juaj për të pasur një fundjavë të mbushur me intimitet seksual, mund të ketë edhe ndonjë efekt anësor: infeksion i traktit urinar.

Nëse shpesh i fitoni këto infeksione të bezdisshme dhe të dhimbshme, mos u shqetësoni sepse nuk jeni e vetme. Në të vërtetë, ekspertët kanë edhe një emërtim në lidhje me këtë infeksion “honeymoon cystitis”. Ekspertët kanë shpikur këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për të marrë infeksionin pas seksit, veçanërisht pas shumë praktikimi të seksit.

Uretra – tubi që del jashtë deri në fshikëz – është drejtëpërdrejtë mënjëherë në vaginë dhe kur keni marrëdhënie seksuale, bakteriet nga vagina mund të depërtojë në uretër, ku edhe udhëton deri në fshikëz. Dhe nëse keni shumë seks për një periudhë të shkurtër kohore, kjo mund të ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.

Një teori e zakonshme është se trupi juaj nuk është i mësuar me bakteriet të ekspozuar ndaj partnerit, por mjekët këshillojnë se nukë shtë këtu çështja, bëhet fjalë për bakteriet e juaja që shkaktojnë infeksionin. Pra, nuk është partneri juaj që trondit vaginën tuaj – por fakti se keni pasur marrëdhënie seksuale me të tri herë mbrëmë.

Pra, çfarë mund të bëni rreth kësaj? Mjekët sugjerojnë që të përdorni shumë lubrifikim për të parandaluar çdo irritim të mundshëm, që me shumë gjasa mund të shkaktojë infeksione. Urinimi para dhe pas seksit mund të ndihmojë gjithashtu. Nëse jeni të prirur për infeksione, mund të konsumoni ekstrakt boronice në bazë të rregullt, gjë që mund të ju ndihmojë. Boronica në fakt ndikon në largimin e bakterieve nga fërkimi në muret e fshikëzës. Mjeku juaj poashtu mund të përshkruajë një antibiotik që mund të merrni sa herë që keni marrëdhënie seksuale. Poashtu mund të ju përshkruajë një dozë të ulët të antibiotikëve në bazë ditore për disa muaj për të parë nëse ndryshon florën tuaj vaginale.

Por, nëse keni më shpesh infeksione të traktit urinar, mjekët ju sugjerojnë të vizitoni një urolog për të parë nëse ka diçka në fshikëzën tuaj që ju bën më të ndjeshëm ndaj infeksioneve, shkruan femra.net. Mos u shqetësoni, sepse mjeku ka gjithnjë metoda lehtësuese dhe sigurisht nuk ju privon nga kënaqësia seksuale. Pra, saherë që keni nevojë bëni kontrolle të mundshme dhe mos i ndërpreni marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj.

The post A e din se marrëdhëniet e shpeshta seksuale mund t’u sjellin edhe sëmundje appeared first on Keshilla.NET.

Kjo teknikë e re e seksit po lumturon çdo femër

$
0
0

Nuk është e lehtë gjithmonë të zbulosh diçka të mrekullueshme, të mësosh poza të reja dhe të bësh sfida të reja, mirëpo këtë herë do të kemi mundësinë t’jua shkurtojmë mundimet dhe t’ju inspirojmë.

Fjala është për pozën e quajtur nëntëshja kineze, e cila përbëhet nga një sërë penetrimesh të cekëta dhe të thella të penisit në vaginë.

Mënyra e parë

Sipas sistemit të parë, mashkulli me penis i bën në rreth nëntë penetrime të cekëta dhe një të thellë. Dhjetë rrathë bëjnë një seri, ndërkaq ju duhet t’i bëni së paku pesë në mënyrë që femra të ndiejë kënaqësi të posaçme dhe të përjetojë orgazëm të thellë.

Mënyra e dytë

Mënyra e dytë me të cilën mund të praktikoni nëntëshen kineze përbëhet nga 9 depërtime të cekëta dhe një të thellë, pas të cilave do të vazhdoni në këtë mënyrë: 8 : 2, 7 : 3, 6 : 4, 5 : 5, 4 : 6, 3 : 7, 2 8, 1 : 9. Këtë sistem përsëriteni pesë deri në gjashtë herë.

Për t’u praktikuar me sukses kjo teknikë duhet të jemi me mendje dhe trup plotësisht të relaksuar. Ndonjë rreth veç e veç të ndonjë serie mund ta përsërisni disa herë, ndërkaq mund të bëni edhe vetëm penetrime të thella, p.sh. në rast kur partnerja përjeton kontraktime vagjinale drejtpërdrejt para orgazmës.

Pra, mbajeni më mend këtë: është me rëndësi që të jeni spontanë, të silleni butësisht, ndërkaq kënaqësinë seksuale shtojeni me “lëvizje në rreth” apo me lëvizje ritmike të kërdhokullave në rreth në dy drejtime.

The post Kjo teknikë e re e seksit po lumturon çdo femër appeared first on Keshilla.NET.

Çfarë formash të vagjinave ekzistojnë

$
0
0

Ngjashëm si edhe gjurmët e gishtave, nuk ekzistojnë dy vagjina krejtësisht të njëjta. Nga përshkrimi si, p.sh., “vagjina tepër e ngushtë” ose “vagjina tepër e gjerë”, pjesëtaret e gjinisë së bukur nuk dinë ç’të thonë.

Vagjina e ngushtë

Këtë tip vagjine shumë shpesh kanë femrat me shtat shumë të hollë, të dobëta dhe ato me shtat të vogël. Kjo formë vagjine në krahasim me të tjerat është më e ngushtë nga format e tjera të vagjinës.

Edhe pse kjo formë vagjine zakonisht premton seks të shkëlqyeshëm, në disa raste mund të shkaktojë ndjenjë të pakëndshme kur penisi është diç më i ndjeshëm.

Vagjina me buzë të trasha

Buzët e plota menjëherë tërheqin vëmendjen dhe nga pak janë që qitura jashtë. Mirëpo pikërisht kjo pamje e nxit mashkullin më shpesh për seks oral dhe për t’i ofruar femrës e përvojë dhe kënaqësi të paharrueshme.

Meshkujt thonë që kjo formë e vagjinës i eksiton shumë, ndërkaq edhe vetë penetrimi dhe gjetja e “rrugës së vërtetë” në këtë formë vagjine dukshëm është më e lehtë.

Vagjina me gunga për shkak të depilimit

Natyrisht, meshkujt gjithmonë vërejnë kur femra është përpjekur të rregullojë dhe të mirëmbajë frizurën e qëndrueshme “midis këmbëve”. Qimet e rritura nuk janë dukuri e rrallë.

Mirëpo, për fat të mirë, ekzistojnë mënyrat se si të pengohen. Depilimi i kujdesshëm, pastaj dehidratizimi i asaj pjese të trupit mund të ndihmojnë shumë.

Vagjina e gjerë

Vagjinat e gjera ofrojnë penetrim të lehtë me rastin e seksit dhe jo rrallë brengosen meshkujt të cilët lehtë mund të mendojnë se si “vegla” e tyre thjesht nuk është mjaft e madhe.

The post Çfarë formash të vagjinave ekzistojnë appeared first on Keshilla.NET.

Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme

$
0
0

Sëmundjet ngjitëse seksuale janë sëmundje që ngjiten nga kontakti trupor gjatë marrëdhënieve seksuale.

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme quhen edhe ndryshe sëmundje veneriane (emër që e kanë marë nga perëndesha latine e bukurisë (Venera), ose në greqisht afrodisia (nga perëndesha e bukurisë Afroditi).

Zakonisht këto sëmundje studjohen dhe kurohen nga mjekët dermatologë ndaj ata quhen edhe dermatologë-venereologë ose në gjuhën greke dermatologë – afrodisiologë.

Sëmundje seksualisht të transmetueshme quhen ato sëmundje të cilat transmetohen nga njeriu i sëmurë tek njeriu i shëndoshë nëpërmjet kontakteve intime seksuale.

Sëmundjet e tilla sot quhen seksualisht të transmetueshme dhe e tejkalojnë termin venereolog (afrodisiolog), sepse nuk kufizohen vetëm në kontaktet heteroseksuale, por edhe ato homoseksuale ose edhe në mënyrën e shprehjes së këtij kontakti nga partnerët.

Sa te rrezikuar jemi nga këto sëmundje?

Shoqëria jonë është një shoqëri shumë e çliruar nga ana seksuale. Në këtë aspekt rreziku ndaj këtyre sëmundjeve është i lartë. Ajo që do të na mbrojë është rritja e njohurive shkencore përsa i përket këtyre sëmundjeve nga të gjithë dhe veçanërisht nga të rinjtë. Të rinjtë duhet të dinë se sa më shumë partnerë seksualë të kenë aq më i madh është rreziku i infeksionit. Shpesh djemtë mburren me një jetë prej Don Zhuani, por kjo gjë mund t’u kushtojë shtrenjtë. Sa më pak njohuri ke aq më shumë je i ekspozuar ndaj këtyre sëmudjeve.

Si grupohen këto sëmundje?

Duhet të dimë se në këtë grup futen disa sëmundje që janë përcaktuar historikisht si të tilla dhe disa të tjera të reja apo edhe sëmundje të cilat transmetohen edhe me mënyra të tjera, por që kontakti seksual përbën një mundësi më të madhe transmetimi.

Pesë sëmundjet klasike janë sifilizi, gonorrhea (skallamnetua), shankri i butë, limfogrnuloma venerum, granuloma venerum. Këtyre sëmundjeve më vonë u është shtuar AIDS (SIDA), hepatitis, zgjebja, morrat e trupit dhe të pubisit, kondiloma akuminata, uretritet jo gonokoksike, herpesi i organeve genitale etj.

Me një numër kaq të madh si duhet vepruar dhe kur duhet të shqetësohemi seriozisht?

Shpeshherë njerëzit alarmohen pa shkak të dukshëm për këto sëmundje dhe herë të tjera i neglizhojnë deri në pikën kur bëhen shumë të rrezikshme.

Shpesh një sëmundje e cila mund të shërohet nëse merret mjekimi i nevojshëm dhe i plotë, mud të ketë komplikacione nëse lihet pas dore. Të sëmurët mund të dallojnë një plagë në organet gjenitale e cila nuk dhemb, mund të kenë rrjedhje qelbi sidomos në mëngjes herët nga kanali i urinës, mund të vërejnë enjtje të gjëndrave përreth organeve gjenitale dhe të kenë kruarje e djegie. Simptoma të tjera mund të jenë flluckat me lëng të cilat dhembin ose djegin, elementet e vogla të rritura mbi lëkurë apo lythet që marrin formën e lulelakrës kur kanë një periudhë të gjatë që nga moment i formimit të tyre.

Këto janë disa nga shenjat që të bëjnë të mendosh se je infektuar nga sëmundje të tilla. Por duhet të dimë që vlerësimi i fundit i takon mjekut, sepse shenja të tilla mund t’i përkasin edhe sëmundjeve të tjera apo edhe të kemi sëmundje që në fillin nuk shfaqen me shenja lokale në organet gjenitale por me shenja të përgjithshme.

The post Çfarë duhet të dini për sëmundjet seksualisht të transmetueshme appeared first on Keshilla.NET.

Kështu mund ta kuptoni nëse një femër sapo ka bërë seks

$
0
0

Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë pasur seks. Ua tregojnë vetë. Por, si qëndron puna me gratë? Si ta kuptoni nëse ajo ka kaluar një mbrëmje pasionante?

Meshkujt është shumë lehtë t’i kuptosh kur kanë pasur seks. Ecin nja gjysmë metri mbi tokë, fishkëllojnë dhe i përshëndesin njerëzit, të njohur e të panjohur. Edhe në qoftë se nuk arrini ta kuptoni vetë, gjasat e mëdha janë që ai vetë t’u tregojë se ka pasur një natë të bujshme.

Por, si qëndron puna me gratë? Si mund ta kuptoni nëse ajo ka pasur një mbrëmje pasionante, në qoftë se nuk ka ndonjë shenjë në qafë, flokë të shthurura, apo është e veshur me këmishën e partnerit? Ja përgjigjet.

Ju tërheq më shumë

Sa më shumë aktivitete seksuale që ka një femër, trupi i saj do të prodhojë më shumë feromone, qëllimi i të cilave është ta tërheqin seksin e kundërt. Në fakt, nëse rrini pranë saj dhe e ndjeni se po ju ndezet motori, gjasat janë të mëdha se ajo sapo ka pasur marrëdhënie seksuale.

Është më e lumtur

Hulumtimet me 15 mijë njerëz kanë treguar se ata që kanë seks dy ose tre herë në javë, janë 55 për qind më të lumtur se ata që kanë jetë më të varfër seksuale. Kështu që vëni re për këto shenja, sidomos nëse është më e lumtur se zakonisht.

Nuk bën vërejtje

Hormoni oksitocin e bën më të kënaqur. Gruaja e cila sapo ka pasur seks nuk bën shumë vërejtje dhe nuk gjen shumë behane…Ajo nuk i vëren fare budallakitë e përditshme, të cilat zakonisht e nervozojnë.

Është më e bukur se zakonisht

Shkencëtarët kanë dëshmuar se trupi i njeriut është më i shëndetshëm kur bën seks. Muskujt relaksohen, qarkullimi i gjakut rregullohet, trupi ndjehet mirë. Nëse ju duket më e bukur se zakonisht, e ndërkohë nuk ka regjistruar një kurs të ri ushtrimes aerobik, ta dini se seksi është në pyetje.

Ka fjetur mirë

Pas orgazmit gratë prodhojnë 30 përqind më shumë prolaktin, hormon ky që ndihmon rënien në gjumë të thellë. Gjumi i thellë = gjumë i mirë. Nëse e shihni të freskët në mëngjes dhe energjike për punë, ndoshta pas seksit ka pasur një gjumë të mirë.

Ka më pak kërkesa

Në këtë rast angazhohet oksitocini i cili e bën më të kënaqur, prandaj ajo nuk irritohet shpejt. Këtë shenjë do ta kuptoni më së lehti.

The post Kështu mund ta kuptoni nëse një femër sapo ka bërë seks appeared first on Keshilla.NET.

Këtë lloj të femrave meshkujt e tradhtojnë më së shumti

$
0
0

Një studim amerikan ka vëzhguar lidhjet në të cilat njëri partner krijon të ardhura më shumë se tjetri.

Qëllimi ishte të zbulohet a e shton “dallimi” në të ardhura probalitetin që njëri partneri të tradhtojë tjetrin.

Është e njohur që varësia financiarisht nga dikush me siguri mund të ndikojë në ndjenjën e dominimit dhe barazisë në lidhje dhe ai person i cili është i varur financiarisht nga partneri e kompenson këtë në mënyra të pashembullta.

Nga ky mendim udhëhiqej ekipi hulumtues i cili ka zbuluar që kur femra fiton dukshëm më shumë sesa partneri, shanset janë më të mëdha që ai ta tradhtojë.

Hulumtimi i Universitetit në Connecticut ka zbuluar që meshkujt e moshës midis 18 dhe 33 vjeç të cilët fitojnë 70 për qind të të ardhurave shtëpiake rrallë tradhtojnë partneret, ndërsa meshkujt të cilët fitojnë dukshëm më pak se partneret e veta të parët do të bëjnë tradhtinë.

Personat të cilët varen financiarisht nga partneri tradhtinë ndonjëherë e përjetojnë si përpjekje që të kthejnë drejtësinë në lidhje.

Meshkujt varësinë e këtillë mund ta përjetojnë posaçërisht kërcënuese.

Mashkulli ekonomikisht të varur tradhtia, në kokën e tij, lejon që të fillojë mendimet me të cilat do të kompensojë varësinë financiare njëkohësisht duke u larguar nga partnerja e cila në shtëpi sjell bukë, konkludon udhëheqësja e hulumtimit, sociologia Christin Munsch.

The post Këtë lloj të femrave meshkujt e tradhtojnë më së shumti appeared first on Keshilla.NET.


Ja çfarë i bën hudhra vaginës tuaj

$
0
0

Infeksionet vaginale janë një nga problemet më të zakonshme që prekin femrat.

Duhet të keni parasysh që nëse nuk i trajtoni në kohë, ato mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj shëndetësore në atë pikë sa mund të lipset një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale.

Ndër infeksionet më të rrezikshme përmendim infeksionin vaginal Maja që shkaktohet nga kërpudha bakteriale Candida. Ky bakter shumohet në paretet e brendshme të vaginës si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së kujdesit personal.

Pehashi i vaginës ndryshon vlerat e tij normale të cilat janë më acide se kurrë. Si rrjedhojë do të keni sekrecione vaginale më ngjyrë të verdhë dhe erë të rëndë, djegie gjatë urinimit apo penetrimit seksual, si dhe kruajtje të vazhdueshme.

Living ju njeh me një kurë shumë të thjeshtë ku përbërësi kryesor është hudhra. Merrni një ose dy thelpinj hudhër dhe qërojini, mbështillini me një fashë dhe futini në vaginë për 8 orë, aq sa do të jetë koha e fjetjes.

Hudhra shquhet për aftësitë e saj anti-bakteriale dhe anti-inflamatore që e shndërrojnë në një ilaç të mrekullueshëm natyral. Ajo do të arrijë të përthitë infeksionin dhe të parandalojë kruajtjen e sekrecionet e shpeshta.

Ky trajtim duhet përdorur tri netë rresht. Në mëngjes mundohuni të tërhiqni hudhrën njëlloj siç do të bënit me një tampon. Nëse ju bezdis aroma e vaginës suaj mund të bëni shpëlarje me ujë me kamomil.

The post Ja çfarë i bën hudhra vaginës tuaj appeared first on Keshilla.NET.

Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat!

$
0
0

Të gjithë meshkujt që kanë probleme me ereksionin ose duan të rrisin performancën e tyre seksuale, duhet të dinë se ka disa ushqime të caktuara që janë shumë të mira në këtë aspekt. Nuk është nevoja të shkosh në farmaci për të blerë Viagra, kur shumë thjeshtë mund të përgatisësh vetë ilaçe natyrore.

Po pyesni veten se si mund të bëhet vetë Viagra? Lëngu i shalqirit është “viagra natyrale”, sipas shkencëtarëve. Kjo, pasi aminoacidet në të ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe gjithashtu vitamina C në këtë frutë është e mirë për meshkujt impotentë.

Më poshtë do ju tregojmë dy receta me bazë pikërisht lëngun e shalqirit.

Receta 1

Përbërësit:

¼ shalqi;

1 limon;

1 shegë

Përgatitja:

Futini të gjithë përbërësit në një blender dhe përziejini mirë. Lëngun futeni në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.

Si ta konsumoni:

Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh. Pini po këtë sasi edhe para darkës.

Ky lëng i shëndetshëm dhe natyror do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në organin seksual dhe performancën në shtrat. Nuk ka asnjë efekt anësor.

Receta 2

Përbërësit:

½ shalqi;

10-12 luleshtrydhe;

½ limon

Përgatitja:

Futni në blender shalqirin dhe përziejeni derisa të bëhet lëng. Shtoni limonin dhe luleshtrydhet. Përziejini mirë.

Futeni lëngun në një shishe dhe ruajeni në frigorifer.

Si ta konsumoni:

Çdo mëngjes pini çerek gote me këtë lëng me stomakun bosh. Pini po këtë sasi edhe para darkës. Ky lëng natyror do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në organin seksual.

The post Përgatisni vetë këtë pije dhe do jeni një bishë në shtrat! appeared first on Keshilla.NET.

Vajza, mos bëni gafë t’i thoni këtë gjë në shtrat një partneri të ri. KURRË!

$
0
0

Në këtë moment, ti mund të jesh duke studiuar dikë dhe duke shpresuar se djaloshi simpatik me të cilin po del është “ai”.

Por brenda vetes ke gjithmonë pasiguri, që vijnë edhe nga fakti i paragjykimit të tij… “Ai i ka vënë re të metat e mia, a do ta trembin shpërthimet e mia, a do të mendojë sa e pasigurt jam?” Lista e pikëpyetjeve është e pafundme.

Në fakt, nën çarçafë, të gjithë mendojnë ‘si’ e ‘çfarë’ për atë që kanë në krah. Sado lidhje e shkurtër qoftë. Një studim i fundit në lidhje me seksin zbuloi se dy të tretat e femrave shqetësohen se çfarë thotë pas marrëdhënies seksuale një partner i ri.
Nëse të duket se meshkujt nuk mendojnë për atë që ndodh në shtrat, gabohesh. Edhe pse nuk e tregojnë, edhe ata mendojnë çfarë fshihet pas asaj që kanë përballë.
Seksi me një partner të ri mund të jetë i nxehtë, por sido të shkojë, ka shumë gjëra që duhet t’ia kursesh bisedës nën çarçafë.
Gjithsesi, ndoshta është i zgjedhuri i jetës, por ndoshta është edhe vetëm për një natë. Kështu që, disa biseda mund t’i kursesh. Mbi të gjitha, njërën prej tyre…
Lojën e numrave
Ju mund të kaloni një natë vërtet të nxehtë dhe pas marrëdhënies, deklarata se ai është më i miri ndër 10, 20 apo 30 djemtë me të cilët ke fjetur, nuk është e besueshme. Sa herë në marrëdhënie të reja, ky është gabimi më i madh që bëjnë shumica e femrave. Megjithëse mund të kenë kaluar histori të bukura seksuale, partnerit të fundit i deklarojnë se “është më i miri.”
Nuk ke pse e bën këtë derisa të bindesh se ai nuk është natyrë paragjykuese. Jo vetëm që nuk gjykon nga numrat, por as nuk i kushton vëmendje asaj që ke kaluar, shkruan class. Mos harro se shumë meshkuj vazhdojnë t’u besojnë teorive konservatore edhe për seksin, kështu që numrat ruaji për vete. Në fund të fundit, kjo nuk është diçka që i përket atij.

The post Vajza, mos bëni gafë t’i thoni këtë gjë në shtrat një partneri të ri. KURRË! appeared first on Keshilla.NET.

5 arsye pse nuk keni një jetë të kënaqshme seksuale!

$
0
0

Jetesa që bëni, edhe pse e keni të vështirë ta kuptoni, ndikon shumë edhe në performancën tuaj në shtrat.

Zakonet tuaja të përditshme mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht në dëshirën tuaj seksuale. Çdo gjë e vogël që mund t’ju duket e papërfillshme, në fakt luan një rol të madh në performancën tuaj në shtrat.

Nëse kohët e fundit keni pasur probleme në jetën tuaj seksuale, ndoshta është koha që të mendoni dhe që të hiqni dorë nga disa gjëra që bëni në përditshmërinë tuaj.

1 – Cigaret janë të dëmshme

Dihet që duhani ndikon për keq në shëndet, por jo të gjithë e dinë se është po aq i keq edhe për jetën seksuale. Nikotina, ashtu si edhe përbërës të tjerë të cigares kanë një ndikim negativ në qarkullimin e gjakut. Studimet kanë treguar se meshkujt që tymosin kanë dy herë më shumë mundësi për të pasur probleme me ereksionin sesa ata që nuk tymosin.

2 – Ulni konsumin e alkoolit

Konsumi i tepërt i alkoolit ndikon për keq në shëndetin seksual. Ai ul libidon te meshkujt dhe te femrat, duke ulur ndjeshmërinë e trupit. Ereksioni vonon dhe bie më shpejt. Ndërsa studime të shumta kanë treguar se në periudhën afatgjatë alkooli çon në impotencë. Nuk është e thënë që të mos pini më fare, por moderoni konsumin. Mjaftojnë dy gota kur dilni me shokët.

3 – Mungesa e ushtrimeve fizike
Të mbash një sistem të shëndetshëm kardiovaskular përmes ushtrimeve fizike është thelbësore për shëndetin fizik. Stërvitja është e domosdoshme për të qenë në formë dhe për të pasur një jetë seksuale të qëndrueshme.
 

4 – Mungesa e gjumit

Mungesa e gjumit ndikon për keq në jetën seksuale. Gjumi është i rëndësishëm në mënyrë që trupi të rekuperohet nga stresi dhe lodhja. Pa gjumë, trupi dobësohet, energjia ulet dhe jeta seksuale do të vdesë ngadalë. Ju duhen të paktën 8 orë gjumë në ditë.

5 – Nuk po hani shëndetshëm
Ngrënia e tepërt çon në shtim në peshë dhe kjo është gjëja që e rrezikon më shumë jetën seksuale të një mashkulli. Kështu që, kujdes me sasinë e ushqimit që konsumoni!

 

The post 5 arsye pse nuk keni një jetë të kënaqshme seksuale! appeared first on Keshilla.NET.

Koha më e mirë e ditës për të bërë seks!

$
0
0

Po ndiheni të eksituar gjatë një pasditeje? Atëherë edhe zyrtarisht jeni me fat – 15:00 është orari ideal për t’ia filluar “punës”.


Sipas ekspertes së hormoneve, Alisa Vitti, kjo është koha kur partnerët i kanë më së shumti të sinkronizuara dëshirat seksuale.

Ndonëse meshkujt janë më të prirë të performojnë më mirë në mëngjes (testosteroni që e prodhojnë gjatë natës i eksiton), nivelet e estrogjenit te femra i arrijnë majat gjatë pasdites – gjë e cila i bën ato më të vëmendshme emocionalisht.

Për femrat, pasditja gjithashtu është koha kur nivelet e kortizolit janë lart, e kjo iu ndihmon të kenë energji.

Për seksin më të mirë të mundshëm, Alissa thotë të synoni të bëni seks dhjetë ditë pas ovulimit – atëherë kur femrat e përjetojnë rritjen e estrogjenit dhe testosteronit që e shkakton epshin e tyre t’i arrijë majat.

The post Koha më e mirë e ditës për të bërë seks! appeared first on Keshilla.NET.

Këto momente të sikletshme nuk i evitoni dot në seks!

$
0
0

Me siguri keni provuar t’ju ndodhin incidente apo situata të sikletshme, për të cilat keni preferuar të mos diskutoni, madje as me partnerin tuaj.

Por, mos u mërzisni. Na kanë ndodhur të gjithëve. Nuk ka asnjë arsye për t’u vendosur në siklet. Mirësevini në klub!

1.Gazrat vaginalë! Ok, ndoshta zhurma do jua prishë pak intimitetin, por është diçka normale. Ato ndodhin kur ajri i bllokuar në vaginë del prej andej. Madje është një shenjë se jeni duke patur marrëdhënie seksuale të shëndetshme, sepse tregon që ndiheni rehat me partnerin tuaj.
2.Njollat e lagura në çarçaf. Ato të cila bëjmë sikur nuk i shohim në fakt janë aty, mbi çarçaf. Ka ardhur momenti t’i pranoni!
3.Të nxira në lëkurë. Seksi ndryshe konsiderohet dhe një sport. Kështu që kur ta shikoni ditën tjetër veten me të nxira në trup, mos u bëni merak. Janë thjesht pasojat e “një nate fitimtarësh”.
4. Ndiheni si “një shkretëtirë” Sigurisht që ndodh të mos jeni e lubrifikuar, për këtë arsye ekzistojne të gjitha llojet e xhelrave të cilat mund t’i blini lehtësisht në farmaci.
5. Ndonjëherë thoni gjërat e gabuara. Nuk mund të jemi mirë në të gjitha gjërat, sidomos kur bëhet fjalë për të folurit “ndyrë” në shtrat.
6.Keni bërë urinën? Ka dy arsye: kur keni një fshikëz shumë sensitive dhe kur keni kaluar një orgazmë intense pas së cilës muskujt kontraktohen. Sigurisht që nëse shkoni në tualet para se të kryeni marrëdhënie, mund ta shmangni.
7.Keni ish-in në mendje! Shpeshherë ndodh instiktivisht dhe nuk është aspak personale.
8.Ndërkohë që ai jep më të mirën, ju mendoni listën e ushqimeve që do blini ditën tjetër. Kjo tregon që jeni një person hiperaktiv. Bravo!

 

The post Këto momente të sikletshme nuk i evitoni dot në seks! appeared first on Keshilla.NET.

Vapa ka efekte pozitive në madhësinë e organeve gjenitale tek meshkujt!

$
0
0

Vala e nxehtësisë po u jep burrave penise verore!

Kështu thonë mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një analize me meshkujt, të cilët u pyetën nëse – organet e tyre gjenitale rriten gjatë muajve të verës?

Shumë burra ishin të shpejtë për t’u përgjigjur se temperaturat e larta shkaktojnë që peniset e tyre të duken më të mëdha, ereksionet e tyre më të mira dhe t’i bëjnë atyre dushe në vend të kryerjes së marrëdhënieve.

Doktorët konfirmojnë se ekziston ‘penisi veror’, me një që thotë se djersitja dhe pirja më shumë ujë i bën organet seksuale mashkullore të shfaqen ‘të fryrë’.

Megjithatë mjekët po paralajmërojnë se tendenca mund të çojë në infeksione urinare të dhimbshme që mund të shkaktojnë dëme në veshka.

 

The post Vapa ka efekte pozitive në madhësinë e organeve gjenitale tek meshkujt! appeared first on Keshilla.NET.


Viewing all 335 articles
Browse latest View live